INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka paqe për Matteo Salvinin, nisin hetimet. Reagon ministri: Turp i madh!

Nuk ka paqe për Matteo Salvinin, nisin hetimet. Reagon ministri: Turp i madh!

Publikuar më: 14:28 26-08-2018

Ndërsa çështja e 150 emigrantëve nga Eritrea të bllokuar prej 5 ditësh në bordin e anijes “Diciotti”, po shkon drejt zgjidhjes, për ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini nuk ekziston paqe.
Mbi Salvinin dhe kreun e kabinetit të tij rëndojnë akuzat e "shpërdorimit të detyrës" dhe 'pengmarrjes”.
Mësohet se, prokurori Luigi Patronaggio ka shkuar në Romë për të marrë në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme. Ata kanë dëshmuar për më shumë se tre orë. Në fund të marrjes në pyetje, magjistrati u largua nga zyra e Prokurorit Publik të Romës, por disa orë më vonë erdhi lajmi për regjistrimin e ministrit dhe të zyrtarit në regjistrin e të dyshuarve. Pas lajmit ka reaguar edhe vetë Salvini. Ai thotë se gjithçka ndodh në vendin e tij është një turp dhe kërkon reformimin e drejtësisë.
"Është e turpshme që të hetohem se mbroj italianët. Na duhet reforma e drejtësisë". Salvini shtoi ndër të tjera se prkuroriët dhe gjyqtarët duhet të kryejnë detyrën e tyre .
Shqipëria vendosi të presë 20 refugjatë, Irlanda do të marrë 25, ndërsa pjesa tjetër do të strehohen në Itali. Ministrat italianë shpejtuan të falenderojnë Shqipërinë dhe hodhën shigjeta në drejtim të Francës, që nuk pranoi asnjë prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0076899528503418