INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm’, Rita Ora rrëfen eksperiencën e saj të vështirë në fillimet e karrierës!

'Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm’, Rita Ora rrëfen eksperiencën e saj të vështirë në fillimet e karrierës!

Publikuar më: 19:35 13-11-2020

Për pak ditë këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Rita Ora, feston 30-vjetorin.

Bukuroshja e talentuar që ka arritur një famë ndërkombëtare ka treguar se ka mësuar shumë nga gabimet që ka bërë në të 20-tat e saj.

“Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë. Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt”, ka thënë Rita në një intervistë për “Standard”.


Rita është shprehur se shpeshherë ka pasur probleme dhe shqetësime për shkak të vëmendjes së vazhdueshme nga ana e publikut.

“Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani’”, është shprehur ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719