A ka qenë kryeministri një lider edhe gjatë fëmijërisë së tij? Për “Tek Unë” tregon se më shumë se lider, mbase një protagonistë. Duke qëndruar tek periudhat e jetës, ai zbulon se do dontë të qëndronte gjithmonë në moshën që ka. Pyetur për atë se çfarë do të vij pas etapës së tretë të jetës, ashtu sic është shprehur më parë, tregon se pas artistit, politikanit, ende ka mjegull në atë se çfarë do të vij më vonë. E sigurtë, që do të jetë diçka në Shqipëri, nuk ka rikthim as në Paris e as spostime gjeografike. “Bota që është jashtë, është shumë më e vogël se ajo që kemi brenda” pohon ai për INTV.