Brazili e mbyll në vendin e parë në grupin E. “Seleçao” ka fituar ndaj Serbisë 2-0 në duelin e zhvilluar në “Spartak Stadium”, një ndeshje të cilën nuk e rrezikuan për asnjë minutë.
Ishte Paulinho ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur që erdhi nga një pasim po aq i bukur i Coutinho-s. Pas pushimit ishin serbët ata që ushtruan presion por Thiago Silva mbylli ndeshjen me goditjen e tij me kokë pas goditjes së këndit.
Është mbyllur pas shumë emocionesh takimi mes Zvicrës dhe Kosta Rikës me rezultatin 2-2. “Helvetët” janë munduar shumë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, por mbrëmjen e sotme mundën të marrin vetëm një pikë.
Ishin zviceranët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Dzemaili-t dhe atë moment u duk sikur mund të kishte më shumë gola nga europianët, por Kosta Rika barazon pas pushimit me Ëaston. Dy golat e tjerë janë shënuar në fund të takimit nga Drmic dhe Ruiz.
Skuadra e Tites, e cila u rendit në vendin e parë në kuotën e 7 pikëve do të ndeshet me Meksikën, që zuri vendin e dytë në Grupin F.
Ndërkohë Zvicra e shqiptarëve që u rendit në vendin e dytë do të përballet me Suedinë, triumfuesen e Grupit F.