Nuk ka surpriza as sivjet. Kancelarja gjermane Angela Merkel prej 10 vitesh vazhdon të bëjë pushimet te i njëjti vend, në Tirolin e Jugut një rajon autonom në Italinë veriore.
Ajo dhe bashkëshorti, Joachim Sauer (70 vjeç) tani po kalojnë disa ditë në një hotel në Sulden në Tirolin Jugor. Duket se “gruaja e hekurt” e Europës zgjedh të pushojë në mal sesa ne det.
Pushime me panoramë malore për gruan e hekurt të Europës e cila kohët e fundit është përballur me një gjendje jo të mirë shëndetësore teksa është vënë re në publik me disa dridhje të trupit.
E në këto foto ajo duket shumë sportive përtej kostumit zyrtar të kancelares.