Ka përfunduar ndeshja e 9-të të Grupit G të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ashtu siç ishte parashikuar, Spanja ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 3-0 në një ndeshje e cila u mbyll që në pjesën e parë. Spanjollët shënuan 3 herë brenda pak minutave në pjesën e parë me anë të Rodrigo, Isco dheThiago Alcantara. Pavarëisht kualitetit të jashtëzakonshëm të Kombëtares iberike, djemtë tanë dhanë disa sinjale pozitive ku kanë goditur dy herë shtyllën, një herë me anë të Llullakut në pjesën e parë dhe një herë tjetër me anë të Sadikut në pjesën e dytë.
Por rrjetat mbetën të paprekura dhe Spanja mposhtë Shqipërinë me rezultatin 3-0. Pas ndeshjeve të sotme, kombëtarja spanjolle kryeson grupin me 25 pikë, e ndjekur nga Italia me 20 dhe Shqipëria me 13.