Vetëm pak ditë pas zjarrit apokaliptik i cili shkrumboi zonën e Atikës, tashmë duket se reshjet e shiut po shkaktojnë një tjetër makth.
Stuhia e fuqishme vijon me erë dhe shi ndërsa zjarrfikëset kanë marrë telefonata të shumta për përmbytje, rënie pemësh.
Mediat shkruajnë se brenda pak minutash zjarrfikësit kanë marrë mbi 300 telefonata .
Në Athinë janë regjistruar shtëpi, rrugë të përmbytura çka ka shkaktuar panik tek banorët.
Moti i keq në këtë zonë shkruajnë të përditshmet do të vijojë edhe në ditët në vijim kryesisht gjatë të hënës dhe të martës.