INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk kam frymëzim”! Ndryshimet në jetë po ndikojnë negativisht tek Vesa Luma [FOTO]

“Nuk kam frymëzim”! Ndryshimet në jetë po ndikojnë negativisht tek Vesa Luma [FOTO]

Publikuar më: 10:33 08-08-2019

Vesa Luma është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe të dashura për publikun Shqiptar. Ajo ka krijuar një familje të lumtur së bashku me reperin e njohur Big Basta, të cilët kanë një djalë 3-vjeçar.

Në muajin mars Vesa Luma u rikthye me një projekt të ri muzikor, pas një pauze për shkak të largimit në Zelandën e Re.

WhatsApp-Image-2019-01-25-at-5.10.28-PM-600x446.jpeg

Këngëtarja publikoi këngën “S’paska qenë e shkrume” dhe premtoi se do të sillte më shumë projekte.

fghfh.JPG

Megjithatë Vesa nuk ka publikuar ende diçka dhe duket se nuk do të ketë ndonjë këngë prej saj për momentin.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit në “Instagram”, çdo ndjesi të saj dhe ka treguar se çfarë e ka penguar të publikojë projekte të reja.

Ajo tregon se një nga faktorët është edhe ndryshimi që ka bërë së fundmi me jetën e saj.

“Dua t’jua kërkoj falje të gjithë juve që më shkruani e pritni te lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment. Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendje time. Nga fillimi i jetës së re për të cilën jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as që do të mbahen në mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Unë gjithë jetën kam jetuar e frymëzuar me muzikë, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë der tash. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme të gjej drejtimin e duhur për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashni. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë pavarësisht “hallakatjeve” të mendjes sime për momentin. Do të mundohem të mos ju zhgënjej, ju dua shumë”- ka shkruar Vesa.

IMG-20190807-WA0038-576x1024.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0044422149658203