Është një ndër aktoret më të mira dhe më në formë në Hollywood, bëhet fjalë për Sharon Stone. Ajo ka mahnitur me format e saj trupore në revistën "Haute Living".
E pyetur nëse ka bërë operacione plastike, aktorja 59-vjeçare refuzoi të ishte prekur ndonjëherë nga bisturia, duke u përgjigjur: "Unë s'kam kohë të lahem".
"Unë përdor kremra të mirë dhe përpiqem të depiloj këmbët kur kujtohem. Dhe më pëlqen të ushtrohem gjë që është çelësi për një shëndet të mirë. Sigurisht që haj edhe shëndetshëm", është shprehur Stone.