INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nuk kam më turp’, modelja e njohur me famë botërore rrëfen se është marrëzisht e dashuruar me një femër [FOTO]

‘Nuk kam më turp’, modelja e njohur me famë botërore rrëfen se është marrëzisht e dashuruar me një femër [FOTO]

Publikuar më: 10:46 02-09-2019

Modelja Cara Delevingne është një ndër imazhet kryesore në industrinë e modës. Jeta e saj private ka qenë shumë e komentuar, sidomos pasi rrëfeu tërheqjen e saj ndaj femrave.

Cara është në një lidhje dashurie me aktoren dhe modelen e njohur, Ashley Benson dhe është shprehur se dashuria për të e bën të jetë njeri më i mirë.

-640-0-5d6ce128c1b24.png

Së fundmi Cara ka pozuar për revistën 'Elle' ku ka pranuar që është marrëzisht e dashuruar me të dashurën e saj. Ajo është shprehur se nuk i vjen aspak turp për jetën e saj private: “Nuk dua të jem më kaq e mbyllur rreth jetës sime, që njerëzit të mendojnë se ka diçka që më vjen turp. Por nuk kam qenë në ndonjë lidhje ku gjërat kanë qenë kaq shumë publike”.

Modelja Cara Delevingne dhe aktorja e “Pretty Little Liars”, Ashley Benson, thuhet se kanë zhvilluar një ceremoni të fshehtë martesore në Las Vegas, pas lidhjes së tyre prej më shumë se një viti.

Muajin e kaluar, çifti i lesbikeve i kanë shkëmbyer unazat në Little Vegas Chapel në Las Vegas Boulevard, ndërsa ato i ka martuar një imitues i Elvis Presleyt.

Nuk dihet me saktësi se kur ka ndodhur martesa, mirëpo 26-vjeçarja Cara dhe 29-vjeçarja Ashley në festën e tyre i kanë ftuar disa emra të njohur, si Sophie Turner, Charlize Theron e “The Jonas Brothers”.

“Ato ishin të sigurta për atë që po bënin dhe ato ishin të sigurta se çfarë vlere kanë për njëra-tjetrën. Ishin qartë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës dhe kishin buzëqeshje të mëdha në fytyrat e tyre. Kuptohej se e kishin me shumë seriozitet dhe po argëtoheshin shumë. Dëshironin të ishte e thjeshtë, qetë dhe lehtë” - ka thënë pronari i Little Chapel, Michael Kelly, për The Sun On Sunday.

Së fundmi, Cara ka pozuar për revistën "Elle" ku ka pranuar që është marrëzisht e dashuruar me të dashurën e saj. Ajo është shprehur se nuk i vjen aspak turp për jetën e saj private: 

“Nuk dua të jem më kaq e mbyllur rreth jetës sime, që njerëzit të mendojnë se ka diçka që më vjen turp. Por nuk kam qenë në ndonjë lidhje ku gjërat kanë qenë kaq shumë publike”- është shprehur modelja.

-640-0-5d6ce12b662e6.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008