Gjesti i veçantë dhe i papritur i homazhit i ka habitur të gjithë, veçanërisht Ilkay Gundogan.
Mesfushori gjerman ka këputur ligamentet dhe kështu do të qëndrojë jashtë fushave të blerta minimalisht për 6 muaj, duke humbur këtë sezon sportiv. Shokët e tij të ekipit kanë dashur që t’i përcjellin homzhet e tyre dhe t’i qëndrojnë afër, duke u paraqitur ditën e djeshme përpara ndeshjes me Arsenal me bluzen e futbollistit 26 vjeçar. Por ndoshta ky veprim ka qenë paksa i tepruar dhe i pari që e vë në dukje diçka të tillë është vetë protagonisti i situatës. Në profilin e tij në Tëitter ai i ka falenderuar shokët e skuadrës për gjestin, por gjithashtu është shprehur i habitur. Ilkay Gundogan në fund ka lëshuar një thumb “P.S: Mos u shqetësoni – Jam ende gjallë”.