Dy persona, janë përfshirë në listat e votimit, në bashkinë e Vorës, paçka se kanë ndërruar jetë prej vitesh.
Mësohet se në listat e qendrës së votimit 1556/1 janë vënë re emrat e dy shtetasve S.Nasko dhe A.Osmani, të cilët nuk jetojnë më.
Lajmi është konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i KQZ dhe njëri nga vëzhguesit në këtë qendër votimi.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se emrat e dy të vdekurve nuk janë çregjistruar nga listat.