Albërije Hadërgjonaj jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ndan lagjen me disa nga personazhet më të njohur në Amerikë, mes të cilëve dhe familja Kardashian. Këngëtarja ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në "Goca dhe Gra", ku mes të tjerash tregoi disa nga "të fshehtat" e tyre.
Albërija tha se vajzat e familjes Kardashian-Jenner janë shumë të thjeshta në përditshmëri, dalin me shapka, dhe se sipas saj, nuk janë aq të bukura sa në ekran.
Albërije Hadërgjonaj: Dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran
Dalina Buzi: Kanë pore, kanë celulit?
Albërije Hadërgjonaj: Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) Dhe i thashë mikes si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare
Armina Mevlani: Duken njëlloj si në foto?
Albërije Hadërgjonaj: Jo, nuk kanë lidhje fare. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit, po të më shohësh kështu…