INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk kape ndonjë emigrant?' Anna Lika e bën të pendohet, nuk i'a kursen fjalët e rënda [FOTO]

'Nuk kape ndonjë emigrant?' Anna Lika e bën të pendohet, nuk i'a kursen fjalët e rënda [FOTO]

Publikuar më: 10:03 08-08-2019

Anna Lika është padyshim një nga personazhet më të pëlqyer nga publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media. Aktorja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo deklaratë e saj bën bujë.

lll.jpg

Së fundmi, Ana ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit një foto mjaft seksi nga pushimet e saj, por një ndjekës ka vënë re se fotoja është e mëparshme.

Ai ia ka vënë në dukje këtë djë aktores dhe e ka shoqëruar me një koment që mesa duket e ka inatosur Anën.

“Më duket se kët verë ske pas fonde për pushime që po hedh fotot e verës kalume, a sun kape naj emigrant”- i shkruan ndjekësi.

Ana nuk ka nguruar me përgjigjen e saj dhe e i ka treguar të gjitha pasuritë e saj familjare.

“Me thën të drejtën janë të parvjetshmet, as të vjetshmet jo. Thjesht kam dalë super yll dhe më kishte shpëtu pa e hedh dhe sa për fonde s’kam pas ndonjëherë nevojë të m’i bëjë njeri se kam shtëpi në çdo cep të Shqipërisë me bo pushime dhe kam rrogë aq të lartë sa më del me bo pushime gjithë vitin”, i shkruan ajo e revoltuar.

20190807_220842-1024x872.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646