INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ke mundësi që të shkosh në plazh? Ja 6 ide fantastike çfarë të bëni gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës

Nuk ke mundësi që të shkosh në plazh? Ja 6 ide fantastike çfarë të bëni gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës

Publikuar më: 09:40 25-07-2019

1. Shkoni në pishina

Nëse plazhi thjesht nuk është një opsion, veçanërisht prej largësisë, atëherë pishinat janë alternativa më e mirë për të marrë disa rreze dielli e për t’u freskuar në ditët e nxehta kur qyteti është boshatisur.

2.Bëni nxirje artificiale

Nëse e urren kontrastin e lëkurës tënde me atë të shoqeve të tua plazhiste, shtiru sikur e ke bërë dhe t’i 15-ditëshin tënd në bregdet me nxirës artificialë që mund t’i bëni në sallone bukurie në formën e spray-t që qëndron rreth 2 javë, ose në kushte shtëpie me kremra.

3. Dilni për shopping

Nëse paratë nuk janë arsye për mungesën e pushimeve, atëherë nuk ka terapi më të mirë për të kaluar mërzinë sesa një dozë e mirë shopping-u. Shfrytëzoi dhe uljet e para të sezonit për të rinovuar gardërobën dhe është e sigurt që do të ndiheni më mirë.

4. Shijoni jetën e natës

Club-et dhe lokalet e natës vijojnë të jenë të mbushura me njerëz dhe nëse ndonjë prej shokëve apo shoqeve tuaja ka mbetur gjithashtu në qytet, mund të dilni fare mirë për t’u argëtuar në mbrëmje.

5. Ha ç’të të dojë qejfi

Nëse pjesa më e madhe e njerëzve shqetësohen për regjimin e tyre ushqimor përpara verës me merakun se si do të duken me rroba banje në plazh, ky mesa duket nuk ka përse të jetë shqetësimi juaj.

6. Zhvilloni pasionet tuaja

Sporti, gatimi, fotografia… Thuajse të gjithë kemi një pasion për të cilin kemi brerje ndërgjegjeje sepse nuk gjejmë kurrë kohë apo mundësi për ta zhvilluar. Ndaj nëse këtë verë keni disa ditë pushimi të cilat nuk mund t’i shfrytëzoni në plazh, përkushtojuni këtyre pasioneve dhe është e sigurt që nuk do t’ju duken ditë të çuara dëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773