Tayna do na e bëjë këtë verë edhe më të bukur. Dy muaj pasi publikoi këngën “A jo”, këngëtarja kosovare ka gati një tjetër projekt dhe mesa duket do i "vërë flakën" rrjetit.
Vetë Tayna ka ndarë detaje nga kënga e re në Instagram, duke bërë të ditur se hiti i ri i kësaj vere do të titullohet “Bass”.
Ajo ka treguar një fragment të këngës e cila duket tepër ritmike, ndërsa zbulon edhe datën e publikimit.
“Bass” lançohet këtë të dielë në orën 16:00″.