Ajo ka luajtur shpesh me look-un e saj, por së fundmi personifikohej si biondja seksi e Top Channel.
Po flasim për moderatoren Luana Vjollca e cila duket se ka vendosur të bëjë një ndryshim.
Askush nuk do ta besonte po të mos shikonte këtë foto të sapo postuar nga vetë moderatorja e cila shfaqet në një sallon bukurie dhe brune, me flokë të gjatë dhe të zinj.
Por vështirë që Luana të vendosë të heqë dorë nga flokët biondë pasi ajo që ka vënë është vetëm një paruke.
Prezantuesja e “Pa Limit” do të vazhdojë të mbajë epitetin “biondja seksi”.