Shumë personazhe VIP kanë fobi nga më të ndryshmet, por kjo e fundit nga Sabiani na habiti të gjithëve.
Brenda shtëpisë këngëtari ka zbuluar se ka frikë nga martesa dhe kjo është arsyeja pse nuk e kemi parë të veshur si dhëndër.
“Nuk jam martuar me asnjë. E kam pasur fobi martesën gjithmonë. Kam pasur një celebrim me mamin e Kejsit, por kaq. Kam qenë rebel, metalar dhe i mbaja larg këto tradicionalet, nuk më pëlqejnë”, është shprehur Sabiani.