Kejvina Kthella është një nga vajzat më të njohura të showbizzit shqiptar, e cila njihet për format e saj trupore, të cilat nuk heziton që ti ekspozojë në rrjetet sociale. Shumë e ndjekur në Instagram, Kejvina publikon vazhdimisht foto provokuese, por edhe zbulon detaje nga jeta private.
Nuk janë të rralla rastet kur bukuroshja publikon ndonjë shprehje interesante dhe e tillë është kjo e fundit e ndarë me ndjekësit e saj në instastory. Nëpërmjet një fotoje, Kejvina tregon se çfarë kërkon dhe të gjithë i kemi kërkuar të paktën një herë në jetë.
“Dua të qëndroj zgjuar deri vonë me shokë të mirë dhe të qeshura. Dua udhëtime të gjata pa një destinacion. Dua të harroj çdo gjë rreth botës dhe thjesht të iki larg me njerëzit që dua”.
Epo këto gjëra e bëjnë të lumtur Kejvinën.