Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Ditën e sotme Vëllai i Madh i ka vënë banorët përpara disa pyetjeve, të cilave duhet t’ju përgjigjen të gjithë. Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Romeo i është përgjigjur:
Kam dashur shumë të bëja shkollën po nuk kam pasur mundësi se vitin e dytë e lash se nuk kisha mundësi ta paguaja