Dj dhe producenti i famshëm Avicii u nda tragjikisht nga jeta në moshën 28-vjeçare në Oscat, Oman ndërkohë që ishte me pushime. Shuarja e këtij artisti të madh u përjetua nga fansat e tij në të gjithë botën megjithëse ashtu siç u shpreh edhe babai i tij, muzika e Tim Bergling do të jetojë përgjithmonë dhe do të jetë një pasuri për brezat e rinj.
Ndarja e papritur nga jeta nuk i la asnjë mundësi atij që të linte një testament dhe automatikisht pasuria e Avicii i shkon familjes së tij.
Fillimisht të ardhurat e tij kapnin shifrën prej 60 milionë paund por për shkak të bamirësive të shumta që ai bënte, pasuria u tkurr në 20 milionë paund.