Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, mbrëmë në një ceremoni madhështore i dhanë fund beqarisë.
Çifti i njohur i estradës e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në White Garden Events në Prishtinë, ndërkaq kurorëzimi i tyre u bë nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në dasmën e tyre nuk munguan të famshmit e estradës që i dhanë edhe më shumë madhështi kësaj nate.
E veçanta e gjithë kësaj ceremonie ishte vallëzimi i çiftit, madje në disa video u pa çifti teksa vallëzonin me këngën “Si Bugatti”, thënë më ndryshe ata bënë “Bugatti Challenge”.