INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk kishte stop”/ Megi Pojani zbulon skenat intime me Ermal Mamaqin në serialin e ri

“Nuk kishte stop”/ Megi Pojani zbulon skenat intime me Ermal Mamaqin në serialin e ri

Publikuar më: 11:37 21-10-2021

Seriali H.O.T (Humans of Tirana) nga Ermal Mamaqi nis transmetimin brenda pak ditësh.

Megi Pojani një nga personazhet e këtij seriali ka rrëfyer detaje nga xhirimet duke zbuluar edhe personazhin e saj.

Në serial bukuroshja quhet Xheni dhe sipas saj ështê një personazh që do ngjalli debat.

Megi është ndalur edhe tek një skenë intime që ka xhiruar me Ermal Mamaqin.

Nëse duhet të specifikoj një skenë, është ajo me Danin (luajtur nga Ermal Mamaqi) një skenë intime. Zakonisht në xhirime tjera ka qenë nxitimi ta mbarojmë ta mbarojmë, ndërsa tek kjo skenë nuk kishte stop, duhet të shkonin deri në fund “all-in”. Ka qenë një nga skenat.. më të vështira nuk do të thoja sepse ka qenë një ndër skenat më të rehatshme për t’u xhiruar. Ishim kaq komodë. U mblodhëm kaq shumë veta aty brenda te dhoma, duket si intime por në fakt ishin edhe nja pesë veta që rrinin aty mbrapa të pasmeve të mia”, ka treguar Megi.

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895