INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk kontrolluan mjetin me 60 kg drogë, arrestohen 2 policë të pikës kufitare Kapshticë

Nuk kontrolluan mjetin me 60 kg drogë, arrestohen 2 policë të pikës kufitare Kapshticë

Publikuar më: 09:40 02-03-2018

Ministria e Brendshme lajmëron se ka arrestuar 2 punonjës të pikës kufitare në Kapshticë. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat Ministria e Brendshme thotë se 2 punonjës akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar të kalojë një automjet që transportonte drogë. 2 policët nuk kanë kryer kontrollin e parashikuar, automjet i cili është zbuluar e më pas bllokuar nga policia Greke.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:
“SHÇBA arreston 2 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës për shpërdorim detyre
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Korçë, arrestuan 2 punonjësit e Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës, Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.
Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.
Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0019011497497559