Kiara dha shenjën se ajo dhe Butrinti janë çift?
Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dy nga perzonazhet e njohur më të përfolur në mediat rozë.
Këngëtari i njohur publikoi këngën e tij të re ditën e djeshme, pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij.
Kënga e quajtur “Alea”, pritet të jetë ndër hitet e verës, pasi të shumta kanë qenë komentet pozitive për këtë projekt të këngëtarit. Moderatorja e njohur Kiara Tito ka qenë ndër të shumtët që ka publikuar këngën e Butrintit në faqen e Instagramit.
"Sapo gjeta këngën që do të ngulitet në trurin tim gjatë pjesës tjetër të verës."- ka shkruar Kiara në postim. Por fansat e këngëtarit kanë reaguar shumë keq, duke shkruar komente mjaft negative në postimin e moderatores.
“Boll më...”, Mos ma ngacmo burrin, shko bëj operacione plastike, atë punë bëj." "Fshije menjëherë se bajat je bërë."- ishin disa prej komenteve negative në foton që publikoi Kiara. Mirëpo siç duket këto komente nuk i kanë pëlqyer aspak asaj dhe ka vendosur t’i fshijë të gjitha./intv.al