"Drama" quhet broadcast channel-i në Instagram i cili është krijuar nga Dafina Zeqiri. Artistja ka vendosur të jetë sa më afër atyre që e mbështesin muzikën e saj.
Jo pa qëllim është zgjedhur ky emër kanali, si një etiketim për situatat e fundit që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e audiencës.
Këngëtarja duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish historisë, teksa shprehet se nuk mund të rrijë pa reaguar ndërkohë që e di se cila është e vërteta e gjithçkaje.
“Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo që e thojnë, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës. Kështu që kam vendosur që t’ja lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim në gjërat që jam më mirë dhe sigurisht ajo është muzika“, ka shkruar ajo në një nga mesazhet e dërguara në kanalin e transmetimit në Instagramin e saj.