INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk lëshojnë kuponin tatimor, vijon bllokimi i bizneseve

Nuk lëshojnë kuponin tatimor, vijon bllokimi i bizneseve

Publikuar më: 08:38 05-08-2018

Strukturat e Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë vijuar kontrollet në subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike. Ja masat e mara:
Për subjektin Eglantina Glacaj, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; Florie Gllava, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.
Bego Çapaj, me vendndodhje Llogara, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; Haki Balla, me vendndodhje Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; Xhemile Çala, me vendndodhje Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; Arben Carka, me vendndodhje Tiranë, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike dhe për subjketin Donjet Mika, me vendndodhje Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.
Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin, thuhet në njoftimin e djeshëm të administratës tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172