Një ditë më parë, Stresi reagoi pas diss-it të bujshëm të Noizyt me këngën e fundit “Nje herë e mirë”. Ndonëse ky i fundit deklaroi se kënga nuk ishte diss ndaj askujt, në fakt thuhet se i adresohet dhe Stresit që njihet si kundërshtari i tij në rep.
“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd se jemi rrit, por meqë doni realitet, po realitet priteni. Po foli i fundit.”, shkroi Stresi një ditë më parë. Por duket se reperit nuk i ka dalë akoma inati dhe ka reaguar sërish. Ndonëse nuk përmend emra, ai nënkupton se i adresohet këngës së Noizyt, i cili i cilëson rivalët e tij si “peshq të vegjël” përballë një “balene”.
“Po foli i fundit: Janë mësuar publiku duan dhunë, duan lojra, duan instagram, duan followers? Mua s’më ka hangër dhe nuk më ha për asnjë sa për repera, kam ecur me respekt dhe kam bërë mirë kudo. Unë nuk e gjej veten në asnjë diss sepse nuk e kam bo veten ndryshe. Kush dojnë beef me mu I swear sa për personal e pres pa hezituar.”, shkruan ndër të tjera reperi.