Ka nisur me debat konferenca e sotme e nisur nga OSBE, për reformën zgjedhore në vend. Pas fjalës së ambasadorit të OSBE Borchardt, deputeti Kujtim Gjuzi ka debatuar ashpër me bashkëkryetarin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri.
Deputeti, Kujtim Gjuzi, kërkoi që përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso të mos flasë para Rudina Hajdarit.
Gjuzi: Ivi Kaso nuk mund të flasë para Rudina Hajdarit.
Gjiknuri: Qëndroni si duhet ose mos flisni fare. Mos bëj avokatin e saj.
Gjuzi-Gjiknurit: Nuk mund të ma mbyllni gojën mua.
Gjiknuri: Kjo ndërhyrje nuk është e zakontë, por ka tension kur flitet për sistemet zgjedhore.
Tema e konferencës është “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.
Opozita e bashkuar përfaqësohet në nivel teknik nga Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.