INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk mbaj mend të kisha qarë që prej…' Brad Pitt tregon gabimet e së shkuarës

'Nuk mbaj mend të kisha qarë që prej…' Brad Pitt tregon gabimet e së shkuarës

Publikuar më: 20:33 03-12-2019


Gjithçka çfarë ka ndodhur me aktorin e njohur, Brad Pitt në vitet e fundit duket se nuk ka qenë aspak e lehtë. Ndarja nga bashkëshortja e tij pas shumë vitesh, Angelina Jolie, marrëdhënia e ndërlikuar me fëmijët ka bërë që Brad të kalojë një periudhë jo shumë të lehtë në jetën e tij, por dhe të reflektojë për gabimet e së shkuarës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Interview’, Brad është shfaqur më i sinqertë se kurrë, duke folur pa komplekse rreth të shkuarës së tij.

“Po kuptoj, (si veprim i vërtetë faljeje për veten, se gjithë zgjedhjet që kam bërë për të cilat nuk jam krenar), se i vlerësoj ata hapa të gabuar. Ishin ato që më çuan drejt mençurisë, më çuan drejt diçkaje tjetër. S’mund të kesh njërën pa pasur tjetrën”, u shpreh Pit gjatë intervistës.

I akuzuar nga Angelina si i alkoolizuar gjatë procesit të divorcit, Brad e quajti atë kapitull në jetën e tij të mbyllur tashmë.

“Nuk mbaj mend të kisha qarë që prej 20 vitesh. Tani, në këtë etapë të jetës shumë gjëra më prekin, prekem nga fëmijët e mi, nga miqtë, nga lajmet. Thjesht prekem”, përfundoi aktori, duke shtuar se nuk e shqetëson më kjo pjesë, përkundrazi e sheh si një shenjë të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672