INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mban të fshehta! Të dy këngëtarë, por Roberti zbulon se kush fiton më shumë para, ai apo Nora [FOTO]

Nuk mban të fshehta! Të dy këngëtarë, por Roberti zbulon se kush fiton më shumë para, ai apo Nora [FOTO]

Publikuar më: 18:50 16-07-2018

Robert Berisha dhe Nora Istrefi përveç se janë një çift shumë simpatik, janë edhe shumë të dashur për publikun shqiptar. Ata na kanë treguar se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe atë e shprehin sa herë që u jepet mundësia. Roberti dhe Nora janë bërë prindër të një vajze shumë të bukur të quajtur Renee, 3 vjeç.

Që të dy ata janë këngëtarë dhe janë mjaft të suksesshëm në punën e tyre, ku numërojnë një sërë hitesh. Së fundmi, Roberti ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage”, ku ka treguar disa detaje mbi jetën personale dhe profesionale, si të tij, ashtu edhe të Norës. Në një moment gjatë intervistës, Roberti është pyetur se kush sjell më shumë para në shtëpi, ai apo Nora. “Normal që Nora punon më gjatë se unë sepse kam vetëm dy vite që jam këngëtar dhe koncertet mund t’i kemi njësoj, por zhanri i Norës paguhet më shumë”, është shprehur ai.

bera.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019869804382324