INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mbaron me kaq! Pasi babai i tij e akuzoi se blen klikime, Ermal Fejzullahu kapet KEQ me Florin: Nuk i ka hije…[FOTO]

Nuk mbaron me kaq! Pasi babai i tij e akuzoi se blen klikime, Ermal Fejzullahu kapet KEQ me Florin: Nuk i ka hije…[FOTO]

Publikuar më: 12:18 01-04-2019

Para pak ditësh bëri bujë “zënka” në internet mes Sabri Fejzullahut dhe Flori Mumajesit.
Këngëtari i njohur kosovar gjatë një interviste tha për Florin se është e pamundur t’i marrë aq shumë klikime për një ditë, por nuk mund të mungonte reagimi i kantautorit Mumajesi i cili shkroi një status të gjatë, ku i drejtohej Sabriut se në fakt fjalët e tij nuk ishin aspak të vërteta dhe nuk i kishte ardhur fare mirë për to.
"Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble s’ti kam marr ty paret! Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kanë honger mut i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qenë najherë unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n'xhep e n'jetën e vet. Kur i bëjnë vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojnë gjoksin kishe jonë artista t'mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjeret merren me llafe të grave", shkruante Flori në postim.

Pas statusit të Florit, Sabriu reagoi në Instastoryn e tij, duke i habitur të gjithë. pasi shpërndau postimin e Mumajesit dhe i bashkëngjiti disa zemra të kuqe, duke treguar se ai ka një mendim të mirë dhe e vlerëson kantautorin.

Untitled.png

 

Mirëpo, i ftuar së fundmi në emisioni "1 Kafe prej shpisë", djali i Sabriut, Ermal Fejzullahu, nuk la pa e përmendur sherrin mes tyre dhe tregoi se nuk i kishte ardhur aspak mirë dhe veprimi i Florit i ishte dukur diçka e ulët. Madje, Ermali tregon se i ka kontaktuar këngëtarit për të fshirë postimin, megjithatë Flori nuk e ka bërë.

erm.jpg

 

"Më ka ardhur keq për atë gjë që ka ndodhur me thënë të drejtën, sepse duke pasur parasysh që babi është pak tip që ka temperament, ndoshta një plaku 75-vjeçar i lëshohet ndonjë fjalë pa lidhje. Mua më ka ardhur shumë keq nga kolegu, nga Flori, sepse ka bërë një reagim që nuk mu ka dukur që i ka pasur hije atij, duke pasur së pari parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që e kishte përdorur në atë postim. Më është dukur e ulët."- rrëfen Ermali.

"Unë i kam kontaktuar personalisht, i kam thirrur me burrni. I kam thënë që tu kisha lutur me pas parasysh që babai im e ka një moshë. Meqenëse ti je ndjerë i ofenduar, s'di a e ke mizën pas veshi, por fshije atë farë postimi. Tha nuk vjen shprehja, m'u duk shumë gjest i ulët. Sido që të jetë, jeta është e gjatë. Unë i uroj atij sukses dhe shëndet."- ka vazhduar të tregojë Ermali.


"Mua më ka ardhur shumë mirë kur në telefon më kanë marrë pothuajse 80% e estradës. Kanë thënë që kjo që ka ndodh, nuk është dasht me ndodh nga ana e personit tjetër, sepse Fabri Fejzullahu është ikona e Kosovës. Më erdhi mirë se duhet me qenë real në jetë. Në njëfarë mënyre, ata sikur deshën të solidariozen në çdo mënyrë që t'a mbështesin karrierën e Sabriut, e cila nuk është e shitur, siç e kishte cekur ai."- përfundon këngëtari.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869