Adela Lami e ftuar në “Një kat më lart” nuk mund të mos ishte e sinqertë, në atë që të imponon bidesa dhe shtëpia e fundjavës në IN. Rastësisht, pjesë e lojrave në program, Adela zgjodhi një emër për të komentuar teksa Enada Hoxha ishte një prej tyre.
“Akoma ja mbaj inatin, jam shumë e sinqertë. Në klasë të pestë Enada Hoxha erdhi të zgjidhte vajza për një konkurs dhe zysha ime me Gertin këmbëngulën që të më përzgjidhnin. Ajo tha : “Jo, se nuk është e bukur” – rrëfeu Adela. Ermali e pyeti se ç’ka ndodhur me të pas asaj kohe teksa Adela thekson se Enada u bë shpejt mentorja e saj, duke e mbështetur hap pas hapi.
Ndiqni bisedën e plotë në “Një kat më lart”