Këngëtarja Mihrije Braha i është përgjigjur mbrëmjen e djeshme koleges së saj Remzie Osmanit se pse nuk e ftoi në fejesën e djalit të saj. Mihrija ka komentuar për herë të parë videon virale Remzies , ku ajo thotë se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit të saj, Platorit.
Këngëtarja u shpreh se Remzie nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit të saj, prandaj dhe ajo nuk e ftoi, teksa shtoi se do ta ftojë në dasmë pasi vetë Remzia e ftoi atë në dasmën e djalit të saj.
“Remzia e ka feju djalin e nuk më ka ftu, as un nuk e kam ftu në fejes të djalit tem, Remzia kur e ka martu djalin me ka thirr edhe une kur te martoj djalin kam me thirr”, ka thënë këngëtarja.
Ndërkohë, menjëherë pas kësaj deklarate të këngëtares ka ardhru dhe reagimi i remzies e cila përmes një instastory ka shkruajtur: Dëgjo bir…Sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zagarët dhe të japin mend trutharët.
Ky postim i Remzies është marrë si një kundërpërgjigje për kolegen e saj Mihrijen.