Ndarja e Mozzik dhe Loredanës nuk ishte edhe aq miqësore, mirëpo siç duket marrëdhënia e prindërve të Hanës është normalizuar.
Këtë nuk e themi ne, por detaje të ndryshme në rrjetet sociale. Në tekstet e këngëve të tyre tregonin hatërmbëtje për njëri-tjetrin, ndërsa Mozzik shprehej në një emision se nuk ka shanse të ribashkohen, mirëpo së fundmi në emisionin e Luanës, kur iu bë e njëjta pyetje, hezitoi të përgjigjej.
Për më tepër, fansat kanë kapur foto e video të ndryshme të Mozzik dhe Loredanës, të cilët janë shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit, në Gjermani dhe Kosovë, ndoshta për hir të vajzës.
Pak javë më parë u vu re se Loredana dhe Mozzik ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani. Vetë Loredana ka komentuar në këtë video, me një zemër, koment ky që çmendi fansat.
E si të mos mjaftonin ato detaje që i kemi përmendur disa ditë rresht, një postim i fundit i Loredanës po interpretohet sikur është indirekt për Mozzik.
Reperja shqiptare ka shpërndarë në Instagram deklaratën e Cardi B, që shprehet se do jetë gjithnjë pranë Offset pavarësisht se ç’ndodh dhe kjo për faktin se janë prindër të një vajzë.
Pra, me siguri Loredana të njejtën gjë u ka thënë fansave të saj, por me fjalët e Cardi B, domethënë që do e përkrahë dhe mbështesë gjithmonë Mozzikun.
“Nuk më intereson nëse nuk ju pëlqen. Nuk flas me të, por kjo nuk do të thotë se ju keni të drejtë të tregoni mungesë respekti ndaj babait të vajzës sime. Nëse ai vdes, ose i ndodh diçka nuk do e rrisësh ti fëmijën tim dhe nuk kujdesesh ti për të.”, lexohet në postimin e Cardi B, e cila u komentua shumë për puthjet me Offset në ditëlindjen e saj, pasi të gjithë mendonin se janë ndarë.
Ndoshta Loredana me këtë postim sapo na tregoi se i ka punët mirë me Mozzik.