Kanë kaluar vetëm një muaj që nga martesa e modeles dhe këngëtares, Afërdita Dreshaj. Në fund të muajit qershor ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl. Ajo është zhvendosur në Miami, ku po jeton lumturisht e martuar me bashkëshortin e saj.
Sot këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur mbi disa shkëmbinj buzë detit dhe ka një leksion për të gjithë ndjekësit e saj. Sipas saj, nëse ke një pamje të mirë, atëherë edhe fotoja do të jetë e bukur.
“Është e gjitha tek pamja” – shkruan krahas fotos ajo.