INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk miratohet buxheti, mbyllet qeveria amerikane. Trump fajëson demokratët

Nuk miratohet buxheti, mbyllet qeveria amerikane. Trump fajëson demokratët

Publikuar më: 16:17 20-01-2018

Qeveria amerikane ka nisur mbylljen e një pjese të madhe të shërbimeve të saj pasi senati nuk ra dakord për buxhetin e ri. Ligji që hap dritën jeshile për financimin e qeverisë nuk arriti të miratohej deri më 16 shkurt. Drafti nuk mori 60 votat e nevojshme si pasojë e një përplasjeje mbi emigracionin dhe sigurinë e kufirit. Për këtë presidenti i SHBA-së Donald Trump ka fajësuar ligjvënësit demokratë. Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit. “Demokratët janë shumë më të brengosur për imigrantët ilegalë se për ushtrinë tonë të madhe ose sigurinë në kufirin tonë të rrezikshëm jugor. Ata mund të bënin një marrëveshje, por në vend të kësaj, vendosën të luajnë me politika të mbylljes”, shkroi Trump në Twitter. Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë emigrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.

Article Logic
Execution time: 0.0041608810424805