Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur brigjet e Guatemalës. Lëkundjet sizmike vijnë vetëm disa orë pas shpërthimit të vullkanit Fuego, i cili vrau 25 vetë dhe mijëra të tjerë brakstisën shtëpitë e tyre.
Tërmeti u regjistrua 105 km në jug të Champerico, një lagje përgjatë bregdetit jugperëndimor në Guatemalë. Tërmeti e kishte epiqendrën në det afër një kanali oqeanik të njohur si kufiri i pllakës së Amerikës së Mesme. Nuk dihet nëse ka ndonjë dëmtim të shkaktuar nga lëkundjet, pasi është ende herët për të analizuar dëme.
Ndërkohë, vullkani, rreth 40 km në jug-perëndim të kryeqytetit të Guatemalës, ka hedhur gurë, tym të zi dhe hi në qiell.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha se një lumë llave goditi fshatin El Rodeo, duke shkatërruar shtëpi dhe duke djegur njerëzit brenda.
Aeroporti i La Aurora është mbyllur për shkak të hirit vullkanik. Sipas ekspertëve, ky shpërthim është më i madh që nga viti 1974.Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që shpërthen vullkani Fuego, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të banorëve që jetojnë pranë vullkanit.