INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mjaftojnë 3 ditë grevë: Avokatët paralajmërojnë…

Nuk mjaftojnë 3 ditë grevë: Avokatët paralajmërojnë…

Publikuar më: 10:51 24-02-2016

Avokatët nuk mjaftohen me 3 ditë bojkot të seancave gjyqsore, por paralajmërojnë përshkallëzim të protestës së tyre. Dhoma e Avokatisë, njoftoi se nëse qeveria nuk reflekton për pagën e referencës që i rrit pagesat e sigurimeve shoqërore kësaj kategorie, atëherë protesta do të përshkallëzohet. Por ata nuk bëjnë publike mënyrën e protestës së tyre, ndërsa ajo që i indinjon më shumë është mosreagimi i institucioneve shtetërore për protestën e tyre.

Sipas avokatëve, kundërshtia që i bëhet pagesës së sigurimeve shoqërore ka një arësye thelbësore, pasi ajo shkel të drejtat themelore. Ata thonë se kanë konstatuar se ai cënon rëndë liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e profesionit të avokatit.

Ndërkohë gjatë këtyre tre ditëve, avokatët kanë ndjekur vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.

Dhoma e avokatisë shprehu keqardhjen që pas grevës së parë organet shtetërore u treguan indiferentë dhe nuk reaguan. Dhoma e Avokatisë paralajmëron se ata që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit dhe do të përballen me proçedim disiplinor. 

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449