Një incident i pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku një grup personash pasi janë konfliktuar kanë përfunduar në Komisariatin e Rinasit. Burime konfirmojnë për BalkanWeb se, ngjarja është shënuar në mbrëmje gjatë mbërritjes së skuadrës së Partizanit nga Rusia.
Partizani luajti kundër Krasnodarit në Rusi, takim i vlefshëm për fazën playoff të Europa League. Kjo ndeshje shkoi shumë keq për të kuqtë të cilët u mundën me rezultatin 4-0. Po sikur të mos mjaftonte kjo, futbollistët e Partizanit janë ndeshur me një surprizë të pakëndshme në aeroportin “Nënë Tereza”në Rinas. Persona që ndodheshin në terminal janë ofenduar dhe më pas konfliktuar fizikisht mes tyre.