INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mori pjesë në ditën më të lumtur të vajzës së saj, por ja çfarë tha babai i Meghan Markle pas dasmës! [FOTO]

Nuk mori pjesë në ditën më të lumtur të vajzës së saj, por ja çfarë tha babai i Meghan Markle pas dasmës! [FOTO]

Publikuar më: 17:47 19-05-2018

Sot ishte një nga ditët më të lumtura të jetës së aktores së njohur Meghan Markle e cila është bërë Dukesha e Sussex pasi u martua me Princ Harry në një ceremoni për të cilën foli e gjithë bota. Por fatkeqësisht, nuk ishte babai i saj ai që e shoqëri drejt altarit. Në mungesë të babait të saj, i cili iu nënshtrua një operacioni, Meghan u shoqërua në altar nga princi Charles

I emocionuar dhe i lumtur, babai i Meghan, i cili e ndoqi martesën e vajzës së tij dhe princit Harry në televizor nga Kalifornia, shprehu sot krenarinë e tij për të bijën dhe keqardhje që nuk kishte mundur të merrte pjesë.

“E shtrenjta ime është e mrekullueshme, ajo është shumë e lumtur”, deklaroi për TMZ, Thomas Markle, pas një operacioni në zemër këtë javë.

“Do të doja shumë të isha aty, ju uroj atyre lumturi”, shtoi amerikani, 73-vjeçar.

martohen.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039961338043213