Dita e Shën Valentinit nuk mund të injorohet nga personazhet tonë publikë dhe at gjithmonë zgjedhin mënyra nga më të ndryshmet për ta festuar atë.
Shumë prej tyre madje e përdorin këtë ditë edhe për të konfirmuar statusin e tyre ose për të nxjerrë enigma të tjera.
Një veprim të tillë ka bërë edhe Françeska Jaçe. Ajo e ka konfirmuar statusin e saj si single dhe ndoshta të gjithë menduat se në këtë ditë të shënuar do të na zbulonte diçka nga jeta e saj private, por nuk ka ndodhur kështu.
Françeska na e ka uruar Shën Valentinin me arushin e saj: “Me të dashurin tim. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruan bukuroshja.
Edhe njëherë tjetër Françeska na ka lënë në enigmë në lidhje me historitë e saj të dashurisë.