Në muajin mars të këtij viti në shtypin rozë shqiptar filloi të qarkullonte lajmi se djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, ishte në një lidhje me vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda Ajazin.
Në fillim ata nuk reaguan fare për këtë lajm, por disa javë më pare çifti më i ri i showbizzit e konfirmuan përmes një postimi në llogarinë e tyre të Instagramit ku shfaqeshin të lumtur krah njëri tjetrit.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, siç dihet disa muaj më parë u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Sarajevë të Bosjes për punën e saj të re. Ajo e ka vizituar shpesh vendin dhe nuk kanë munguar fotot dhe videot nga përditshmëria.
Së fundmi, ish deputetja së bashku me familjen kanë nisur pushimet dhe nëpërmjet një postimi ka treguar se çfarë heq djali dhe ajo për t’i bërë një foto Kejdës. Në postimin e publikuar në profilin e saj në Instagram, Kejda shihet teksa pozon ndërkohë që vëllai dhe e ëma e fotografojnë.
“Mosha digjitale. Pushime të mbara të gjithëve që janë betuar se s’do prekin celular me dorë.”- ka shkruar Majlinda pranë fotos.