Një lypës i cili ka pranuar se është i pastrehë ka marrë kërcënime për vdekje pasi është filmuar duke hipur në makinën e tij sportive dhe luksoze. Një ditë më parë Matthew Brinton është parë në trotuar duke kërkuar para së bashku me qenin e tij Hazel në Newquaj, Vornwall.
Video skandaloze e 35 vjeçarit teksa hyn në makinën e tij Audi TT në parkimin e makinave Mount Wise ka shokuar të gjithë njerëzit të cilët i kishin dhënë para përzemërsisht.
Klipi është regjistruar dhe më pas publikuar në Facebook nga Kain Kennedy dhe është shpërndarë më shumë se 500 herë. Ky njeri i ulët pranon se është i pastrehë po prapë drejton një Audi TT të zezë”- shkruan ai krahë postimit.
Makina e Mattheë ka një vlerë rreth 30 mijë paund.