INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mund ta gjenin Titanic-un në fundin e detit me hidrolokator ndaj përdorën idenë gjeniale të këtij shkencëtari [FOTO]

Nuk mund ta gjenin Titanic-un në fundin e detit me hidrolokator ndaj përdorën idenë gjeniale të këtij shkencëtari [FOTO]

Publikuar më: 12:30 06-10-2016

Pas fatkeqësisë së fundosjes  së anijes më të  famshme,  “Titanic” në  vitin 1912, njerëzit kanë kërkuar që të gjenden rrënojat  e anijes dhe t’i nxjerrin ato në sipërfaqe. Por edhe sot ka një debat të ashpër nëse kjo është një ide e mirë sepse në sytë e të afërme të viktimave, kjo mund të duket e ngjashme me një grabitje.

Përveç kësaj, rrënojat janë shumë të brishta për të përballuar çdo lloj ngritje.

 

Megjithatë, përpara se të vendosej se çfarë do të behej me rrënojat e Titanic-ut, më parë anija duhej gjetur. Përgjatë viteve ka patur skema të panumërta  se si ta ngrinin anijen nga thellësitë e rrëta. Disa përfshinin pompimin e azotit të lëngshëm në një rrjet të veçantë duke krijuar një paketë të veçantë noti në sipërfaqe, të ngjashme me një ajsberg, ndërsa të tjerë sugjeruan përdorimin e elektromagnetëve ose balona najloni të cilat bënin të njëjtën punë.

Deri në vitin 1985, askush nuk pati sukses në zbulimin e anijes së humbur pasi asnjë mënyrat nuk rezultoi e suksesshme… derisa Dr. Robert Ballard udhëhoqi ekipin e kërkimit nënujor me idenë e tij të re.

Ai arriti ta gjente Titanic-un  pasi propozoi të përdorte një “paraqitje reale” duke e zhytur pajisjen rreth 20.000 këmbë nën sipërfaqe për të kapur një paraqitje të shkurtër të anijes së mbytur. Për të kapur këtë filmim do të përdorte një kamera pa pilot të quajtur “Argo”.

Atij ende i duhej të financonte këtë eksplorim ndaj kërkoi ndihmën e marinës.

Edhe pse ata  nuk i ngacmoi idea për të paguar faturën për kërkimin e Titanic, kishin plane të tjera për idenë e tij.

Donin ta përdornin atë për të gjetur dy nëndetëse bërthamore që kishin humbur.

Përfundimisht udhëheqësit detarë kishin arritur një marrëveshje me Ballard. Nëse ai do të arrinte të gjënte hartën e dy nëndetëseve, ata do ta linin të përdorte kohën e mbetur për të kërkuar Titanic-un.

Kjo i la Kohë Ballard vetëm 12 ditë për të gjetur anijen e famshme, kështu që  u bashkua me një institut kërkimor francez. 

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658