Suksesi i saj në skenën ndërkombëtare është i padiskutueshëm dhe duket se Rita Ora nuk ka të ndalur.
Së fundmi ylli i muzikës pop ka publikuar 'Let You Love Me' që ka kryesur klasifikmet.
Hiti i ri bëri që Rita të shënonte historinë në top listat angleze.
"LYLM" është në vendin e gjashtë dhe klasifikohet si kënga e 13-të e këngëtarës më e dëgjuar në Top 10.
Është hera e parë që një artiste femër arrin këtë sukses duke shënuar historinë.