INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk mund të jenë 20-vjeçaret diva”. Rovena Dilo tregon divën e saj [Video]

“Nuk mund të jenë 20-vjeçaret diva”. Rovena Dilo tregon divën e saj [Video]

Publikuar më: 12:46 24-12-2017

Është bërë krejt normale që për shumë këngëtare të reja mediat dhe gazetarët të shprehen shpesh “diva e skëns”, “diva e muzikës”. Moderatori Ermal Peçi ndau me këngëtaren e njohur Rovena Dilo këtë diskutim në programin “Një kat më lart”.

A abuzohet sot në tregun tonë me këtë etiketim? Ja si shprehet Rovena:

“Fjala divë është një fjalë shumë  e bukur dhe shqiptarët kanë filluar të përdorin fjalët më të bukura për këdo. Është nje konsumim i madh. Diva në konceptim e saj është një lifestyle. Jo çdokush mund të jetë një divë, asnjë një 20 vjeçare, asnjë me një ose dy këngë s’mund të jëtë një divë” – tha Rovena gjatë programit.

Por nisur nga ky gjykim, kush këngëtare është një divë? Rovena i përgjigjet Ermalit: “ Aurela Gaçe, ajo është një dive.”

Ndiqni të plotë bisedën me Rovena Dilo në “Një kat më lart”.

FOTO_1_BRENDA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040988922119141