INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Nuk na mashtron dot"! Fotot e dyshimta të Kim me Kanye nxisin reagimin e fansave! [FOTO]

Publikuar më: 13:03 11-01-2017

Ajo po rikthehet në dritën e prozhektorëve pasi mori pak kohë pushim që nga grabitja e famshme në Paris, por fotot e saj të fundit janë dukur më shumë se thjesht të dyshimta.

Të paktën fansat duket se refuzojnë të bien pre e ndonjë mashtrimi ose lëvizjeje tipike të Kim, kjo duke llogaritur komentet e tyre. Bukuroshja 36 vjeçare i ka futur ndjekësit e saj në rrjetet sociale në brendësi të jetës personale me Kanye Ëest dhe dy fëmijët, North dhe Saint. Në pamje të parë duket si një përpjekje për të shitur martesën me producentin 39 vjeçar si diçka që ende funksionon. Kjo duket qartë nga vetë fjalët e saj që “ai gjithmonë më mbështet”. Por nuk është ky fakt ai që i bëri kuriozë të gjithë. Duke parë me pak më shumë vëmendje, vihet re se Kim nuk rrethohet nga luksi me të cilin jemi mësuar ta shohim. Këtu dolën spekulimet e njerëzve të ndryshëm të cilët thanë se Kim po përpiqet t’i bindë të gjithë që ajo me bashkëshortin e saj jetojnë në varfëri. Të jetë një lëvizje e radhës nga marketingu i saj i shkëlqyer? Fundja, me të vërtetë grabitja i kushtoi plot 10 milionë euro, por sbesojmë ta ketë “katandisur” në këtë gjendje...

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268