INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalen lëkundjet! Një tjetër tërmet goditi vendin, ja ku ishte epiqendra

Nuk ndalen lëkundjet! Një tjetër tërmet goditi vendin, ja ku ishte epiqendra

Publikuar më: 12:08 05-01-2019

Pas tërmetit të djeshëm që tronditi kryesisht zonën jugore bregdetare të vendit, Instituti i Gjeofizikës ka njoftuar për një tërmet tjetër gjatë orëve të fundit.

Sipas IGJEUM, lëkundja e radhës është regjistruar me epiqendër 4 km Borsh.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 dhe ka qenë në një thellësi 19 km.

Ndërkohë që tërmeti i djeshëm ishte shumë i fortë duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te njerëzit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka njerëz të lenduar por vetëm deme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesave kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë.

borshii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609