Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës.
Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë i shkallës Rihter është ndier në vendin tonë rreth orë 15:46, ku epiqendra ka qenë rreth 4 km nga qyteti i Lushnjës.
Sipas Institutit Gjeofizik, lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë (41 km nga epiqendra) dhe Fier (29 km).
Ndërkohë po sot, një tërmet me mahgnitudë 2.5 ballë u ndje në Himarë në orën 06:25 të mëngjesit.
Kjo lëkundje vjen pas një vale tërmetesh që kanë prekur Shqipërinë (mbi 800 goditje në dy javë), ku më forti ishte ai i datës 4 korrik, me magnitudë 5.7 ballë.